19/06/2024
20.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

SHGM dënon qasjen selektive të Qeverisë ndaj akreditimit të mediave

Shoqata e Gazetareve të Maqedonisë dënon ashpër qasjen selektive të Qeverisë për akreditimin e mediave të caktuara për të ndjekur ngjarjen e shënimit të 151 vjetorit të lindjes së revolucionarit maqedonas Goce Dellçev.

Një pjesë e mediave të Maqedonisë sot pasdite kanë marrë përgjigje negative në lidhje me kërkesën e tyre për akreditimin e kësaj ngjarjeje, pa ndonjë shpjegim shtesë, edhe pse akreditimet janë dorëzuar brenda afatit të kërkuar.

Pas ndalesave të sotme për hyrje në lokacionin ku do të zhvillohet shënimi i kësaj date të rëndësishme, SHGM sot po reagon për herë të dytë për një situatë në të cilën gazetarët pengohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, gjë që mbart rrezikun e informimit të mangët të opinionit.

Nga SHGM kujtojnë se gazetarët dhe punonjësit mediatik kanë të drejtë të jenë të pranishëm në një ngjarje të tillë me interes publik sepse është pjesë e punës së tyre, ashtu si e të gjithë zyrtarët të tjerë publikë që do të jenë pjesë e ngjarjes.

SHGM sonte i ka dërguar edhe një shkresë Qeverisë së RMV-së në të cilën kërkon sqarim dhe njëkohësisht ndryshimin e vendimit për akreditimin e mediave konkrete, në mënyrë që nesër të mund ta ndjekin ngjarjen.

Të fundit