24/06/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

Profesor e autorë nga Kumanova botojnë punimet shkencore në Revista prestigjioze në SHBA

Shtëpia botues “Nova Science Publishers” në Nju Jork, e themeluar në vitin 1985, ka botuar librin me titull: “European Integration: Past, Present and Future Perspectives”.
Editor dhe autor i dy kapitujve të librit është Prof. DR. Llokman Murtezani, ndërsa autorët e kapitujve tjerë janë: Muhamer Pajaziti, Shpendim Oxha, Fatos Rushiti, Naser Pajaziti, Muazam Halili,Ismail Zejneli, Igor Matyushenko, Olena Khanova, dhe Kamila Trofymchenko.
Ky libër është një vëllim i përbërë nga disa kapituj që trajtojnë tema të ndryshme që lidhen me Bashkimin Evropian, zhvillimin, integrimin, apo të ardhmen e Shteteve Anëtare në këtë familje të madhe.
Libri analizon çështjet më të rëndësishme aktuale në lidhje me Bashkimin Evropian. Ai përbëhet nga shtatë kapituj që mbulojnë pika të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, politikat e BE-së, dhe çështje të tjera të ndjeshme si korrupsioni dhe lufta kundër krimit të organizuar. (INA)

 

TË FUND

Të fundit