02/03/2024
9.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria bën ankesë pse nuk u shqiptua paraburgim për Nezirin dhe të dyshuarit e tjerë në rastin e M-NAV

Prokurori publik sot do të paraqesë ankesë kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, me të cilin u refuzua propozimi për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuar për veprën penale “rrezikim i sigurisë së komunikacionit ajror”, ndaj të cilëve u janë caktuar masat e sigurisë, njofton Prokuroria Themelore Publike.

Gjykatësi përgjegjës në Gjykatën Themelore Penale Shkup mbrëmë vonë ka caktuar masë kujdesi për katër persona të dyshuar për rrezikim të sigurisë së komunikacionit ajror, për sulmin në Agjencinë e Aviacionit Civil – Maqedoni (M-NAV).

Në mesin e këtyre personave është edhe Bekim Neziri, ish-ministër, këshilltar aktual i drejtorit të M-NAV-së dhe kryetar i BDI-së në Çair.

Prokuroria Themelore Publike kërkoi masë paraburgimi për të katër të dyshuarit, për shkak të rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe hetimet, si dhe për ekzistimin e shkaqeve të dyshimit për arratisje. Por, gjykatësi caktoi masë më të lehtë kujdesi.

Sipas vendimit të gjykatësit, katër të dyshuarit do të mbeten pa pasaporta, do të duhet të paraqiten në gjykatë, nuk mund të largohen nga Shkupi apo vendbanimi i tyre dhe nuk mund të komunikojnë me viktimën të cilën e kanë sulmuar.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se atyre iu është ndaluar hyrja në M-NAV ku ata kryen sulmin përsderisa ndërsa kontrollorët e trafikut ajror po ndiqnin 28 fluturime avionësh në qiell mbi Maqedoninë e Veriut./ina-online/

Të fundit