16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria ka hapur lëndë dhe ka deleguar një prokuror për “bombat” e “Boki 13”

Kreu i Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Islam Abazi, ka hapur lëndë dhe ka deleguar një prokuror publik i cili do ta marrë në pyetje Bojan Jovanovski-Boki 13 dhe i cili do t’i marrë “bombat” gjegjësisht audio bisedat, video incizimet, transkriptet që i posedon “Boki 13”.

Nga Prokuroria për “Makfax” theksuan se do të marrin të gjitha materialet nga Boki 13, për të cilat i dënuari ka treguar se janë dëshmi e krimeve të kryera nga persona të politikës, sistemit të drejtësisë dhe elitës së biznesit.

“Prokurori publik themelor duke vepruar sipas shkresës ka formuar lëndë që tashmë i është caktuar prokurorit publik i cili është përgjegjës për dëgjimin e personit të dënuar dhe në bazë të deklaratës dhe provave materiale që i posedon i dënuari t’i referohen prokurorit publik themelor dhe ai do të merr vendim për veprime të mëtutjeshme. Prokuroria inkurajon të gjithë ata që kanë njohuri dhe prova për krimet e kryera që sipas kompetencave të tyre t’i raportojnë në Prokurori”, thanë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Nga aty theksojnë se marrja në pyetje nuk mund të bëhet nga kryeshefi Abazi, siç ka kërkuar Boki 13, sepse sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, atë e bëjnë prokurorët e zgjedhur.

Ndryshe, dy ditë më parë, “Boki 13” i dërgoi publikut një letër në të cilën kërkonte takim me Islam Abazi, në prani të avokatëve të tij Vladimir Tufegxhiq dhe Sashko Dukovski, për të dorëzuar dëshmitë e krimeve të kryera nga strukturat e larta shtetërore./Telegrafi/

Të fundit