23/05/2024
11.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Prokuroria kërkon masa për kërcënuesin e kryetarit të Haraçinës

Prokuroria Themelore Publike i ka propozuar Gjykatës Penale të marrë masa për 69-vjecarin nga Haraçina, i cili ka kërcënuar kryetarin e kësaj komune. Prokuroria kërkon masa kujdesi, obligim që të paraqitet në polici, ndalesë për të vizituar hapësirat e Komunës së Haraçinës, si dhe ndalesë për t`iu afruar dhe kontaktuar me Kryetarin e Komunës së Haraçinës.

Prokuroria ka dhënë detaje për ngjarjen që shkaktoi bujë në opinion paqi që kryetari i Komunës së Haraçinës, gjatë një konference për media, njoftoi se për shkaqe sigurie mbyllet për disa orë Komuna e Haraçinës.

“Pasi nuk e kishte gjetur në zyrë kryetarin, e ka takuar në oborr, ka nisur ta ofendojë dhe ta kërcënojë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të fundit