Prokurorja Lençe Ristoska kumtoi se e ka fituar rastin kundër Këshillit të prokurorëve publik pas parashtresës së saj për diskriminim, parashtruar në Komisionin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Sipas vendimit të Komisionit, Këshilli i prokurorëve dhe kryetari i tij Antonio Jolevski kanë afat prejh 30 ditëve publikisht t’i kërkojnë falje prokurores Ristoska për formën e rëndës të diskriminimit ndaj saj.
“Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi e pranoi parashtresën time dhe konstatoi diskriminim të drejtpërdrejtë të vazhduar si lloj më i rëndë i diskriminimit në bazë të cilësisë personale dhe statusit shoqëror të kryer nga ana e Këshillit të prokurorëve publik. Në kohë kur është moderne të deklarohen angazhimet për lidership etik në institucione dhe kulturë të integritetit profesional dhe personal, si dhe gjinor dhe çfarëdo lloji tjetër të barazisë, deklarativiteti duhet të zëvendësohet me mbështetje praktike dhe publike të individëve që i posedojnë këto cilësi dhe i zhvillojnë këto beteja”, deklaroi Risteska në profilin e saj në Fesjbuk.
Vendosja e merit sistemit, përballë praktikimit të autorizimeve diskriminuese, siç thekson ajo në Fejsbuk, do të ndikojë në rritje të cilësisë së punës dhe në mënyrë konsekuente të besimit të sistemit të prokurorisë publike, sepse është një prej armëve më të fuqishme kundër korrupsionit, klientelizmit dhe diskriminimit.
Ristoska e cila ishte prokurore e PSP-së, parashtroi ankesë kundër Këshillit të prokurorëve publik me pohomin se në mënarë të padrejtë dhe pa kurfarë baze i ka injoruar aplikimet e saj për zgjedhje në Prokurorinë e lartë publike.