25/06/2024
17.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Promovohet gjenerata e 20 e absolventëve të UEJL-së

Në praninë e prindërve dhe familjarëve të shumtë, përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe qendror, ambasadorëve të Gjermanisë dhe Mbretërisë së Holandës, stafit akademik e administrativ, sot u promovua gjenerata e 20-të jubilare e absolventëve të Universitetit të Evropës Juglindore.Ceremonia si zakonisht zhvillohet me hedhjen e kapelës.Atsmoferse Në fjalën e tij kryetari i Bordit të Universitetit, Klaus Tohtermann, tha se ky vit jubilar i promovimit të absolventëve shënon një moment historik i rëndësishëm jo vetëm në jetën tuaj, por edhe për UEJL-në në tërësi.Ndërkaq, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë Abdylmenaf Bexheti tha se deri më tani numri i studentëve të regjistruar që nga themelimi i këtij universiteti është mbi 33 mijë, në tre cikle studimore. Ai porositi absolventët që si qytetarë akademikë në këtë shoqëri të bëhen të përgjegjshëm si ndaj vetes, familjes, por edhe shoqërisë sepse ardhmëria është në duart e tyre.Deklarata Në këtë ceremoni ka folur edhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.Ai tha se kjo ngjarje është një sukses i madh jo vetëm për absolventët, por edhe për institucionin tuaj, që është një fidanishte e kuadrove cilësore, që janë e tashmja dhe ardhmja e vendit”.Deklarata JetonSuksesi nuk matet vetëm me arritjet tona personale, por edhe me ndikimin pozitiv që kemi në shoqëri.”, tha në fjalimin e saj në emër të gjithë absolventëve, studentja me notë më të lartë mesatare Kaltrina Ismali, nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore. Kaltrina IsmailiKëtë vit për anën artistike u kujdes këngëtarja e njohur nga Tetova, Fjolla Ibrahimi, e cila është Alumni e Universitetit dhe këngëtari Agim Poshka, që interpretoi këngën e Universitetit “Zëri i Dijes”.TV KOHA

Të fundit