19/06/2024
28.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Promovohet libri “Nëpër stinët e kohës” e autores Merita Abazi

Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum me seli në Tetovë në bashkëpunim me Bibliotekën Universitare Maks van der Shtul organizoi promovimin e librit “Nëpër stinët e kohës” nga autorja, Merita Abazi. Ngjarja u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku kishte njw numër të madh të dashamirësve të librit, studentëve dhe mysafirë tjerë.Libri “Nëpër stinët e kohës” është një vepër që ngërthen brenda saj një mozaik të pasur të përvojave njerëzore, duke u fokusuar në reflektimet mbi kalimin e kohës dhe ndjenjat që na përshkojnë gjatë stinëve të ndryshme të jetës. Autorja me një stil të veçantë dhe të ndjeshëm, ka arritur të kapë thelbin e përvojave njerëzore dhe t’i paraqesë ato në një mënyrë që flet drejtpërdrejtë zemrës së lexuesit. Mes tjerash, autorja ndau me të pranishmit frymëzimin dhe procesin krijues pas librit të saj, duke theksuar se çdo faqe e kësaj vepre është një pasqyrë e jetës dhe e ndjenjave të përjetuara. Ajo shprehu mirënjohjen e saj të thellë për Shoqatën OENEUM dhe për të gjithë ata që e mbështetën në rrugëtimin e saj letrar.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Shkrimtarëve OENEUM theksoi rëndësinë e promovimit të veprave letrare si “Nëpër stinët e kohës” dhe rolin e shkrimtarëve në pasurimin e kulturës dhe edukimit shoqëror. Ai falënderoi gjithashtu Bibliotekën Universitare Max van der Stoel për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj aktiviteteve kulturore.Promovimi i “Nëpër Stinët e Kohës” u përmbyll me një sesion nënshkrimesh, ku lexuesit patën mundësinë të marrin një kopje të personalizuar të librit dhe të bisedojnë personalisht me autoren.Ky aktivitet i pasur me kulturë dhe emocion tregoi edhe një herë se Tetova mbetet një qendër e rëndësishme e zhvillimit letrar dhe intelektual, duke falënderuar përpjekjet e organizatave dhe institucioneve si Shoqata e Shkrimtarëve OENEUM dhe Biblioteka Universitare Max van der Stoel.TV KOHA

Të fundit