18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatim të fitimit u shoqëria për procedurë të mëtutjeshme kuvendore

 Komisioni kuvendor për çështje evropiane në vazhdimin e sotlm të katërt të mbledhjes e shqyrtoi propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e fitimit dhe vendosi ta shoqërojë për procedurë të mëtutjeshme.

Paraprakisht, në debat nuk u pranuan dy amandamente të parashtruara nga deputetët e opozitës. me amandamentin e parë propozohej të fshihej neni katër nga Propozim-ligji dhe neni me të cilin parashihet obligimi për pagesë të shumës së pesëfishtë të tatimit në rast kur obliguesi tatimor nuk mund të dëshmojë se lirimin nga tatimi e ka shfrytëzuar për investim në mjete materiale dhe jomateriale për zgjerim të veprimtarisë. Me amandamentin e dytë kërkohej fshirja e nenit pesë nga Propozim-ligji dhe të vazhdojë modeli ekzistues për financim t sportit.

Deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE, i cili në emër të parashtruesve i prezantoi dy amandamentet, theksoi se reforma tatimore nuk është përpunuar dhe se askush nuk e din se çka miratohet me të. Me reformën, siç tha, vetëm do të stimulohet ekonomia gri, ndërsa bizneset do të shpërngulen jashtë shtetit për të mos paguar tatim më të lartë.

Në arsyetimin për amandamentin e dytë, ndërkaq, theksoi se në këtë moment në Kuvend nuk është parashtruar informata se si shteti planifikon t’u ndajë sportistëve 10 milionë euro nëse fshihet neni 30-a i Ligjit për fitim.

Me heqjen e sistemit të vauçerit në sport siç parashihet në Propozim-ligj, siç tha, sportistët nuk do ta kenë parashikimin se çfarë do të ndodhë me ta dhe nëse do të vazhdojë mbështetja që e kanë marrë gjatë procesit trajnues apo në përgatitjet për gara.

Zëvendësministri i Financave, Filip Nikollovski në replikë tha se parashihet miratimi i një ligji të ri për sportin i cili është në përgatitje në Ministrinë e Drejtësisë dhe duhet të miratohet deri në fund të vitit, me të cilin, siç tha, do të rregullohet mënyra e mbështetjes për sportistët.

Të fundit