22/10/2024
11.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Provokime nga protestuesit serbë: Vendosin flamurin e Serbisë në autoblindën e Policisë së Kosovës

Protestuesit serbë në veri vendosën flamurin e Serbisë në autoblinda të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Siç raporton “Kossev”, aty u luajtën edhe këngë patriotike në prezencë të Policisë së Kosovës.
Ushtarë të KFOR-it kanë vendosur kordonin pas Policisë së Kosovës përpara objektit të Komunës së Zveçanit.

Policia e Kosovës përgjatë mëngjesit ka konfirmuar se ishte hedhur gaz lotsjellës nga protestuesit serbë në drejtim të tyre, të cilët po përpiqeshin të futeshin në objektin e Komunës së Zveçanit.

Të fundit