05/05/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Publikohet pulla postare me rastin e anëtarsimit në NATO

Është publikuar pulla postare me rastin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, njoftoi kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, duke theksuar se kjo pasqyron kujtesën kolektive të mbledhur të qytetarëve që u bashkuan dhe arritën qëllimin e caktuar që në ditët e para të pavarësisë, të jemi pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake-mbrojtëse në botë.

“Me rastin e suksesit të madh historik dhe arritjes së qëllimit tonë strategjik, anëtarësimi në NATO është përjetësuar edhe në një pullë postare, të cilën këtyre ditëve u botoi këto SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”. Pullat postare janë shumë më tepër sesa një copë letër. Ato janë simbol i shtetit që i lëshon, një mjet i fuqishëm komunikimi dhe shënim i përhershëm për një moment të rëndësishëm nga historia e shtetit. Në këtë pullë postare është përmbledhur kujtesa kolektive e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët njëzëri u bashkuan dhe arritën qëllimin e vendosur që të jenë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake-mbrojtëse në botë që nga ditët e para të pavarësisë”, shkroi Spasovski. mb/

Të fundit