30/04/2024
18 C
Tetovo

Të tjera lajme

Punëtori ndërroi jetë gjatë një fatkeqësie në Minierën Suvodoll në “REK Bitola”

Gjatë një fatkeqësie në Minierën Suvodoll në “REK Bitola”, mbrëmë gjatë punës me makinë ndërtimore, jetën e humbi punëtori V.K. (60), informojnë nga “REK Bitola”.

“Në momentin e fatkeqësisë, punëtori ishte i angazhuar për kryerjen e aktiviteteve të rregullta punuese. Ekipet profesionale të “REK Bitola” dhe organet kompetente janë në terren për ndriçimin e rrethanave nën të cilat ndodhi fatkeqësia. Trupi do të dorëzohet për obduksion, pas çka do të dihen edhe shkaqet për vdekjes së punëtorit”, qëndron në kumtesë.

Nga “REK Bitola” theksojnë se opinioni do të njoftohet pas përfundimit të veprimeve të parapara ligjore. ab/

Të fundit