30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Pushimi i lindjes nga 9 në 13 muaj në RMV, draft-ligji i ri parasheh që kjo të vlejë edhe për baballarët

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale po përgatit një draft me ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune. Në prezantimin e të njëjtit në Kërçovë, që para një jave ishte e paralajmëruar pjesëmarrja e Ministres Jovanka Trençeska, por ajo nuk erdhi dhe as nuk kishte njoftim se pse.

Ndryshimet e propozim ligjit për marrëdhënie pune i prezantoi Lençe Korçevska nga Kabineti i ministres. Tregoi se mes shumë ndryshimeve, risi është zgjatja e pushimit të lindjes si për baballarë po ashtu edhe për nënat. Nga 9 muaj sa ka qenë deri më tani, me propozimin ri pushimi i lindjes do të rritet në 13 muaj.

“Nga 9 muaj, fitojmë 13 muaj përderisa po shfrytëzohen vazhdimet, d.m.th. 5 muaj pushimi lehonisë, 4 muaj pushim prindërorë për nënën dhe 4 muaj pushim prindërorë për babain që i bie së fëmija do të jetë nën kujdesin prindërorë plot 13 muaj”, tha Lençe Korçevska, kabineti ministres së Punës dhe Politikës Sociale.

Lehonat pas ndryshimit të ligjit duhet që pushim e lehonisë ta fillojnë 2 javë përpara terminit të përcaktuar për lindje dhe kjo do të jetë e domosdoshme.

“Tani shkojmë në një ndarje të re ku pushimi i lehonës zgjat 5 muaj dhe mund të fillojë 2 javë para pritjes së datës për lindje dhe është e domosdoshme që dy javë para lindjes deri në 45 ditë pas lindjes”, shtoi Korçevska.

Ende nuk është definuar nëse ky pushim i lindjes shtesë për atësinë do të paguhet 100%, kjo do të përcaktohet pasi të përfundojnë bisedimet me Ministrinë e Shëndetësisë për mbulimet shëndetësore u tha në debatin e sotëm. Këto ndryshime, pas diskutimeve në teren, do të dorëzohen në Kuvend për t’u votuar nga deputetet./TV21/

Të fundit