04/05/2024
7.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qendra e Tetovës e lënë në harresë, pritet të rregullohet

Sheshi i Tetovës, ndër vite është lënë në harresë. Edhe ato pak paisje që janë vendosur dikur, janë dëmtuar dukshëm dhe nuk janë mirëmbajtur. Kjo ka bërë që kjo qendër të humb edhe shkëlqimin që kishte dikur, por edhe të jetë një vend për të kaluar kohëne e lirë qytetarët e Tetovës dhe jo vetëm. Rregullimi i paisjeve urbane pritet që të bëhet gjatë pjesës së parë të këtij viti nga ana e komunës së Tetovës.Kjo, nuk nënkupton se shumë shpejt do të ketë një projekt më serioz dhe më atraktiv për qendrën e qytetit të Tetovës.Nga Komuna e Tetovës thonë se kanë angazhuar studentet e universitetit të Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë që të bëjnë projekt ideor për vendosjen e paisjeve urbane të reja.Pas zgjdhjes së projektit ideor do të fillohet që të bëhet rifreskimi I qendrës.
Deklatata
Viteve të fundit, krahas qenve, por edhe vendosjes së panove reklamuese, apo ndonjë aktiviteti të rrallë kulturor ose partiak, sheshi i Tetovës nuk ka shërbyer për asgjë tjetër. Në të kaluarën në këtë shesh janë organizuar edhe shumë protesta madhështore si ato për më shumë të drejta për shqiptarët, protesta për legalizimin e Universitetit të Tetovës,koncerte madhështore, por viteve të fundit, aktivitetet të kësaj natyre vërehen shumë pak.TV KOHA

Të fundit