23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qendra për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut me projekt për përforcim të turizmit alternativ

Të gjithë qytetarët e interesuar mund të marrin pjesë me sugjerimet e tyre, vërejtjet dhe komentet në kuadër të përgatitjes së projektit të Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut ku qëllimi kryesor është përforcim i zhvillimit ekonomik me rritjen e konkurrencës së rajonit si destinacion turistik me aftësim efikas të kërkesave në tregjet vendore dhe të huaja dhe kontributin për krijimin e vendeve të reja të punës.

Duke i pasur parasysh masat e jashtëzakonshme të Qeverisë, nga Qendra informojnë se duhet që të gjitha sugjerimet të dorëzohen me përmbushjen e formularit që duhet të dërgohet në mënyrë elektronike.

Afati është deri më 24 prill, në adresat elektronike në vijim:[email protected] ose [email protected]. fc/

Të fundit