17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Qeveria hapi mundësinë që mafia bullgare të hap lojëra të fatit në Maqedoni,akuzon VMRO-DPMNE

“Autoritetet e kontrabandistëve të BDI-së dhe Kovaçevskit me nënshkrimin e Artan Grubit kanë marrë vendim për themelimin e tre kazinove të reja online. Në kushtet kur populli po zhytet në varfëri, në vend që të punojë në një standard më të mirë, ata formojnë shtëpitë e fatit që do të varfërojnë edhe më shumë qytetarët”, akuzon VMRO-DPMNE opozitare.

Nga atje thonë “për ta bërë këtë edhe më të dyshimtë, qeveria vendos kushte që skualifikojnë kompanitë vendase dhe hapin mundësinë e hyrjes së kapitalit nga nëntoka bullgare, siç është personazhi Vasil Boshkov Kafka”.

“Pikërisht ky personazh i lidhur me mafien bullgare, i cili jeton në Dubai, merret me biznesin e lojërave të fatit dhe kushtet për biznes në Maqedoni, të cilat i përcakton qeveria, hapin mundësi për hyrjen e nëntokës bullgare në vend. Kjo nuk është vetëm hipokrite nga ana e pushtetit, e cila varfëron popullin, por është edhe jashtëzakonisht e rrezikshme për shtetin”, thuhet në deklaratën e partisë opozitare maqedonase.(INA)

Të fundit