Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbajtur mbrëmë i ka dhënë dritë jeshile propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për 2020 dhe solli konkluzion për dërgimin e tij në Kuvend, përcjell INA.
Sipas projeksioneve të bëra, deficit buxhetor do të jetë 8.4%, për shkak të rritjes së shpenzimeve, ku pjesa më e madhe hyjnë tek masat për zbutjen e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Me rebalansin e buxhetit nuk ka ndryshime të mëdha dhe nuk janë paraparë implikime në raport me transferet sociale dhe pensionet, pasi që ato do të paguhen në kohë të rregullt. (INA)