22/04/2024
7.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

QMK: Dje 1.568 thirrje në 112 dhe angazhim i parë i helikopterit për transport të pacientëve

Në 24 orët e fundit në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) ka pasur gjithsej 1.568 thirrje për raste urgjente në numrin 112. Thirrje “reale” për raste urgjente në 112 në QMK kanë qenë 41.90 për qind, ndërsa 58.10 për qind për raste të njohura si “thirrje jourgjente” që kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve.

Siç informojnë nga QMK, ndaj policisë janë drejtuar 43.48 për qind e thirrjeve në 112, te Ndihma urgjente mjekësore 40.00 për qind, te zjarrfikësit 6.52 për qind, ndërsa tek LAMM 0.44 për qind.

“Thirrje për rastet urgjente që janë për zgjidhje të kombinuar ka pasur 9.56 për qind të thirrjeve ‘reale’ në Qendrën për Menaxhim me Kriza të cilët së bashku me tjerat 58.10 për qind “thirrje jourgjente” (933 gjithsej) i janë nënshtruar pranimit dhe përpunimit nga ekipi kujdestarë në Sektorin E-112 në bashkëpunim me Sektorin për operacione dhe koordinime në QMK”, thuhet në kumtesë.

Nga rastet specifike urgjente nga dje, QMK veçon shpëtimin e një të lënduari nga një terren vështirë i arritshëm.

Nga QMK informojnë se për raste të tilla specifike shpëtimi është evident se mundësojnë ngritjen e njohurive të qytetarëve se si të përgatiten kur shkojnë në zonat malore dhe si të reagojnë e bashkëpunojnë me institucionet e Sistemit për menaxhim me kriza në situata të ngjashme.

Të fundit