Kompania më e madhe bullgare e basteve online “Telematic Interactive Bulgaria”, më 14 dhjetor informoi bursën bullgare se do të organizojë baste online në Maqedoninë e Veriut përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me Sh.A. “Lotaria Shtetërore”.
Ky informacion është publikuar në bursën bullgare, ndërsa “Lotaria Shtetërore” e Maqedonisë ende nuk ka informacion publik se cilat dhe sa kompani do të lejohen të organizojnë lojëra fati të këtij lloji.
“Ju informojmë se kompania 77 BITS BSC DOO Manastir (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar), e regjistruar sipas legjislacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në të cilën “Telematic interaktive Bulgaria” AD zotëron 50 për qind të kapitalit, ka fituar tenderin për marrjen e e drejta për kryerjen e aktivitetit të basteve online të organizuar nga Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në përputhje me kërkesat e legjislacionit vendor, është nënshkruar marrëveshje ndërmjet 77 BITS BSC Sh.P. Manastir dhe Shoqërisë Aksionare për organizimin e lojërave të fatit SHA – Shkup, sipas së cilës të dyja palët do të themelojnë një shoqëri tregtare, e cila do të kryejë aktivitete të basteve online në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton “Telematic” në informacionin e saj në bursë.(INA)