09/09/2024
22 C
Tetovo

Të tjera lajme

QMK: Në 24 orët e fundit 1.769 thirrje në numrin 112

Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK) informon se në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.769 thirrje në numrin e vetëm për raste emergjente 112, nga të cilat  thirrje “reale” ishin 38,10 për qind, ndërsa 61,90 për qind ishin për nevoja tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente.

Për policinë ishin 49,79 për qind e thirrjeve, për ndihmën e shpejtë mjekësore 43,57 për qind, ndërsa për zjarrfikësit 4,56 për qind nga thirrjet reale në numrin 112 në QMK.

“Ndryshe, 1.100 thirrje për raste urgjente në numrin 112, që janë totali i përgjithshëm  për zgjidhje të kombinuar nga thirrjet “reale” 2,07 për qind me 57,30 për qind të tjerat, që janë emëruar si “thirrje jo urgjente”, ishin pranuar për përpunim në QMK, ndërsa edhe në koordinim direkt për zgjidhjen e tyre”, thonë nga QMK.

Nga QMK theksojnë se zjarrfikësit nga Brigada e Zjarrfikësve (BZ) e Qytetit të Shkupit në periudhën nga ora 17:25 deri më 18:20, me dy zjarrfikës dhe një automjet të zjarrfikësve kanë shuar vegjetacionin e ulët të djegur në fshatin Kondovë në komunën e Sarajit.

Në 24 orët e fundit dy ndërhyrje më të vogla kishte edhe te zjarrfikësit nga NJTZ Kërçovë.

Zjarrfikësit nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve (NJTZ) Kumanovë në periudhën nga ora 17:45 deri në 18:05 me një automjet zjarrfikësish dhe tre zjarrfikës kanë ndërhyrë në vegjetacionin e ulët të djegur pranë autostradës Kumanovë në drejtim të pompës së benzinës Makpetrol drejt fshatit Romanovcë.

Të fundit