16/10/2024
15.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Qyteti i borës” në Kodër të Diellit në betejë me motin e ngrohtë

Manifestimi “Qyteti i borës” në Kodër të Diellit këto pesë ditë kaloi në betejë të pjesëmarrësve-nxënës të shkollave fillore me kushtet e motit, përkatësisht motin e ngrohtë i cili për disa ditë i shkriu figurat e bëra nga bora. Organizuesi – Qendra kulturore e fëmijëve “Karposh” nga Shkupi kishte thirrur rreth 60 nxënës në edicionin e sivjetmë të 44-t me radhë “Qyteti i borës”. “Edhe pse dielli e shkriu borën për disa orë, fëmijët ishin këmbëngulës dhe i krijonin figurat, Ra pak borë, por e fryu edhe era. U punua prej 9:30 deri në orën 12:30 çdo ditë, Arritëm të krijojmë pinguin, Borëbardhën dhe shtatë xhuxhat, kalanë, “zjarrin” në borë, një portë dhe kalin. Gjithsesi edhe figurën më të shpeshtë-igllo, përkatësisht disa igllo të cilat fëmijët tentuan t’i lidhin me tunelë për të hyrë dhe kaluar nëpër to”, deklaroi Stojan Hristov, organizues i programit.Ai potencoi se edhe përkundër asaj që në ditën e fundit të gjitha figurat nuk arritën t’i mbijetojnë motot të ngrohtë, qëllimi i manifestimit është arritur. “Edhe pse zgjasnin nga një apo dy ditë, figura bore kishte, ndërsa më me rëndësi ishte të shfaqet kreativiteti i fëmijëve dhe të mësohen në një shoqëri kolektive”, deklaroi Hristov. Në orët e pasdites nxënësit patën aktivitete të ndryshme të karakterit argëtues – rekreativ: zgjedhja e Të bukurës së borës, lojëra sportive dhe gara në ping – pong, biliard, shah, Kuizoteka shkollore, pokado, krosi i borës, Bonbonja më e ëmbël, Bingo e borës, Ballo nën maska, argëtim, vallëzim dhe diskotekë./TV KOHA/

Të fundit