27/05/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Radev: Pendarovski të thotë të vërtetën historike

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka komentuar dje kërkesën e Presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski, që Sofja të kërkojë falje për deportimin e hebrenjve maqedonas gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Interesimi i Pendarovskit për historinë është i lavdërueshëm, por ai duhet të qëndrojë në të vërtetën historike”, tha Radev dhe kujtoi se “politikanët në Maqedoninë e Veriut u detyrohen qytetarëve të tyre tu thonë të vërtetën për historinë e tyre”.

“Historia e tyre, e cila është e mbuluar me manipulime dhe gënjeshtra për një dekadë. E vërteta për çështjen hebraike, e vërteta për persekutimin dhe represionin e bullgarëve maqedonas për dekada”, shtoi Radev.

Presidenti bullgar tha gjithashtu se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut varet nga marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Besoj se e ardhmja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e ardhmja e tyre evropiane, kërkon që marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë të çlirohen nga ideologjitë e totalitarizmit”, tha Radev./Telegrafi/

Të fundit