18/06/2024
27.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Raportime për gjarpërinj në Shkup dhe Prilep, QMK bën thirrje për kujdes

Në lagjen Gazi Baba të Shkupit, dje është raportuar se është regjistruar një gjarpër, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk.

Sipas QMK-së, ankuesit i është thënë se nuk ka shërbime për kapjen e gjarpërinjve. Nga aty theksuan se ka njerëz që trajtojnë dhe kapin gjarpërinjtë dhe që veprojnë në thirrje.

Në QMk, në numrin e vetëm të emergjencës – 112, dje është raportuar për një gjarpër në Prilep.

Gjarpri, sipas QMK-së, është gjetur në rrugën “Mirçe Acev”. Intervenuan tre zjarrfikës me një automjet nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Prilep, ku gjarpri është kapur i gjallë, më pas është transportuar dhe lëshuar në natyrë.

Qendra e Menaxhimit të Krizave u bën thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm për shfaqjen e gjarpërinjve në këtë periudhë më të ngrohtë të vitit.

Të fundit