25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Raportohen tri raste të falsifikimit të parasë, në Prishtinë sekuestrohet kartëmonedha 500 euro

Tri raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditës së hënë.

Sipas njoftimit, dy prej këtyre rasteve kanë ndodhur në Prishtinë dhe një në Prizren.

Në kryeqytet bëhet e ditur se në njërin rast është konfiskuar kartëmonedha 500 euro, pasi dyshohet se është e falsifikuar.

Raporti i policisë:

FALSIFIKIM I PARASË

Prishtinë / 15.01.2024 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike dhe kartëmonedha të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme.

Prishtinë / 15.01.2024 – 08:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se kane hasur në një kartëmonedhë 500 €, e dyshuar si e falsifikuar. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. /Telegrafi/

Të fundit