03/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

RASTI “ALFA”: Familjarët të dëshpëruar me politikën shqiptare

Bekim Islami, vëlla i Agim Islamit – i burgosur në rastin Alfa, për gazetën KOHA tha se është e drejt legjitime të lejohet që të dëshmohet pafajësia e Agimit, pasi tanimë pas ekspertizës së videos, është dëshmuar se Agimi nuk ka qenë aspak pjesë e ngjarjes dhe të gjithë e dinë se ai është i pafajshëm. “Nuk di çfarë të them më shumë vetëm se një fuqi e madhe po qëndron pas këtij rasti dhe po habitem dhe jam i dëshpëruar me politikanët shqiptar”, thotë ai

Zenel MIFTARI

Shkup, 28 janar – Dje u mbushën një vit nga vdekja e Rexhail Qerimit në burgun e Idrizovës. Ai ishte duke vuajtur burgun padrejtësisht për rastin “Alfa”, ku akuzohej për vrasjen e një polici. Vdekja e Rexhail Qerimit, një vit më parë tronditi opinionin publik për shkak se për një kohë të gjatë flitej për një rigjykim të këtij rasti ku do të nxirreshin fakte të reja, të cilat janë anashkaluar deri më tani nga hetuesia dhe gjyqi. Një shans i mirë që e vërteta të dalë në shesh dhe drejtësia të vijë në vendin e vet si dhe të akuzuarit të dalin në liri. Avokatja Artene Iseni i ka thënë gazetës KOHA, se rasti në fjalë gjendet në një fazë shumë delikate. “Në dy apo tri javët e ardhshme presim që të kemi një vendim për ta çuar në rigjykim rastin Alfa”, u shpreh ajo.

Derisa reformat në drejtësi nga të gjithë qytetarët e vendit priten nën ethe, por familjarët e rastit “Alfa”, këto reforma i presin me mish e shpirt ku shpresojnë se me ndryshimet që do ndodhin në sistemin gjyqësor, do të vihet drejtësia në vend për familjarët e tyre. Bekim Islami, vëlla i Agim Islamit – i burgosur në rastin Alfa, për gazetën KOHA, ka deklaruar se dy vitet e fundit institucionet shtetërore por edhe politikanët shqiptar na kanë torturuar psikologjikisht. Nga Artan Grubi e politikanët tjerë në pushtet na u kërkuan që ta bëjmë ekspertizën dhe që pastaj rasti do të shkoj në rigjykim, por na gënjyen janë bërë më shumë se dy vite dhe nuk ka lëvizur asnjë guri për ta dërguar rastin në rigjykim. Pushtetarët me këto premtime dhe si duket vetëm se po blejnë kohë me këtë dhe nuk po bëjnë asnjë punë konkrete. Ne na intereson vetëm të filloj rigjykimi dhe t’i lejohet vëllait të dëshmoj pafajësinë”, deklaroi Islami. Ai tha se është e drejt legjitime të lejohet që të dëshmohet pafajësia e Agimit, pasi tani më pas ekspertizës së videos, është dëshmuar se Agimi nuk ka qenë aspak pjesë e ngjarjes dhe të gjithë e dinë se ai është i pafajshëm.

“Nuk di çfarë të them më shumë vetëm se një fuqi e madhe po qëndron pas këtij rasti dhe po habitem dhe jam i dëshpëruar me politikanët shqiptar që nuk kanë pasur aspak fuqi të shtynë procesin përpara deri në zbardhjen e plotë të tij”, u shpreh Islami. Ai në fund tha se që nga rasti i Agimit, nuk kanë gëzim në familjet e tyre dhe nuk mund t’ju gëzohen as festave dhe ahengjeve familjare. Në fund Islami, tha se nuk është duke e kuptuar se cilat janë arsyet se po ngec kaq shumë ky proces, derisa ngriti dyshimin se kjo është vetëm se një hakmarrje ndaj familjes së tyre për shkak aktiviteteve të tyre patriotike gjatë vitit 1999 dhe 2001. “Është fatkeqësi që është ngritur një aktakuzë e tillë ndaj një personi që nuk e ka shkelur as edhe mizën e lëre më të vrasë një njeri”, nënvizoi ai.

Rexhail Qerimi qëndroi 14 vite në burg, bashkë me Agim Islamin i cili vazhdon edhe sot e kësaj dite të vuaj burgun, që sipas dëshmitarëve dhe familjarëve, ai vuan burgun për një vrasje që nuk e ka bërë. Deri më tani ka pasur disa dëshmitar dhe ekspert ndërkombëtare që vërtetonin pafajësinë e tij në vrasjen e policit të njësitit Alfa. Por të gjithë këto kanë qenë të pamjaftueshme për Gjykatën që Rexhaili dhe Agimi të shpallen të pafajshëm. Ndryshe, më 26 nëntor të vitit 2008 në Shkup ndodhi vrasja e një polici të njësitit “Alfa” Afrim Arifi, në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore ndërsa mbetën rëndë të plagosur edhe dy policë të tjerë. (koha.mk)

Të fundit