24/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Skiliftet kanë qenë jashtë funksionit, skijuesit ia mësyjnë malit në këmbë në Kodrën e Diellit

Skiliftet në Kodrën e Diellit kanë qenë jashtë funksioni edhe më shumë se një orë nga orari i caktuar. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata skijuesish që këtë fundjavë kanë shkuar atje për ta shijuar borën dhe sezonin e skijimit.

Në videot e dërguara duken radhët e gjata dhe padurumi i skijuesve që nga pritja e tepërt janë nisur në këmbë drejt lartësive të qendrës së skijimit.

Ndërkaq në Kodrën e Diellit ka arritur edhe kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, i cili ka vendosur që me familjen ta kalojë ditën duke skijuar në pistat e kësaj qendre skijimi.

Përveç tij, në Kodrën e Diellit ndodhet edhe Ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini.

Të fundit