Edhe pse ishte caktuar për më 22 nëntor, seanca për rastit “Alfa” në Gjykatën Supreme ka pësuar ndryshime. Do të mbahet sot– më 21 nëntor me fillim prej orës 10:30, transmeton TV21. Kjo kuptohet nga njoftimi i Gjykatës Supreme Shkup.
Në këtë rast me burg të përjetshëm është i dënuar Agim Islami.
Javë më parë, ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në “Click Plus” në TV21 tha se pa marrë parasysh vendimin e Supremes, hapet rruga për rigjykimin e rastit, me çka Lloga tha se përmes ekspertizës do të dëshmohet pafajësia e Agim Islamit.
“Duhet të vendoset po ose jo, me vendimin që ka marë jo për reagimin por për personin tjetër që kemi folur. Pas kësaj, çfarëdo vendimi që sillet, pozitiv apo negativ, hapet rruga për rigjykim. Në momentin që hapet rruga për rigjykim, është ajo që ne e presim”, deklaroi Krenar Lloga, ministër i Drejtësisë.