Pasi që janë kontestuar autorizimet e delegacionit kuvendor të Maqedonisë në Strasburg në fillim të sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshilli të Evropës (APKE), Komisioni për rregulla (çështje të rregullores) i APKE-së, vendosi që t’i ratifikojë kredencialet, njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Starsburgu.
Sesioni filloi me verifikim të autorizimeve të delegacioneve nacionale, me ç’rast në shumë delegacione mes të cilëve edhe të Maqedonisë së Veriut u janë kontestuar autorizimet për shkak të përfaqësimit jo të mjaftueshëm gjinor, më saktë përfaqësimit jo të mjaftueshëm të grave.
Kuvendi i Maqedonisë me 46 femra parlamentare, gjegjësisht me 38,3 për qind të përbërjes së përgjithshme, që e vendos në vend të 21-të në nivel botëror. Por, në delegacionin e APKE-së nga gjashtë anëtaret vetëm dy janë femra, që paraqet 30 për qind të delegacionit. Megjithatë nuk mjafton, sesioni i sivjetshëm i APKE-së filloi me kontestim të autorizimeve të delegacionit tonë, pikërisht për shkak të përfaqësimit gjinor në të, gjegjësisht përfaqësimit jo të mjaftueshëm në asamblenë panevropiane.
Pas sqarimit nga delegacioni i Maqedonisë në përbërje të Nikolla Poposkit, Shpresa Hadrit dhe Betian Kitev, janë pranuar kredencialet, duke pasur parasysh se delegacioni numëron vetëm tre anëtarë dhe tre zëvendës të tyre, ndërsa mes zëvendësve është edhe një deputete femër. Në rast se delegacioni do të ishte më i numërt, atëherë mund të kishte përfaqësim gjinor më të madh, me respektim të përfaqësimit politik në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, Komisioni për rregulla i Kuvendit konkludoi se duhet të ratifikohen kredencialet e edhe të dy delegacioneve nacionale të kontestuara në baza procedurale të hapjes së sesionit – ato të Moldavisë dhe Spanjës, ndërsa për Federatën Ruse vendimi është miratuar në nivel të APKE-së. Opinioni i komitetit është dorëzuar në letrën deri te Presidenti, e cila është lexuar në sesioni plenar pa debat. .
MEDIAL.mk