22/06/2024
21.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Refuzimi i administratorëve shqiptarë”, Zaev: BDI nuk kërkon shkarkimin e Paunovskit

Kryeministri Zoran Zaev ka hedhur poshtë çdo mundësi, që partneri i koalicionit, BDI-ja kërkon shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski.

“Partneri i koalicionit nuk ka asnjë kërkesë për shkarkimin e Paunovskit dhe asnjë kërkesë të vetme. Nuk është e pranueshme që të çoni inat me kryeministrin, kurse këto të gjitha i bëni nëpërmjet mediave”, ka sqaruar Zaevi, duke thënë se gjithçka ka filluar nga deklaratat e Paunovskit të cilat i ka plasuar në media, duke mos komunikuar drejtpërdrejtë dhe në rrugë zyrtare e ligjore me Qeverinë, transmeton TV21.

 

Të fundit