19/07/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjim i përkohshëm në rrugën “Aleksandar Urdarevski” në Butel

Për shkak të aktiviteteve ndërtimore për asfaltimin e rrugës “Aleksandar Urdarevski” në Komunën e Butelit, në shtrirjen nga kryqëzimi me rrugën “Boca Ivanova” deri në vendbanimin “Kuçevishka Bara”, nga sot do të vendoset regjim i përkohshëm i trafikut.

Siç njoftojnë nga NP “Rrugë dhe rrugica” Shkup, regjimi kohor do të shënohet me sinjalistikë përkatëse, ndërsa asfaltimi do të bëhet nga ora 08:00 deri në ora 14:00 në një drejtim, ndërsa nesër në të njëjtën periudhë kohore në drejtimin e kundërt.

NP “Rrugë dhe rrugica” apelon tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të rregullojnë shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës.

Të fundit