29/09/2022
19.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrimi duhet të kryhet në shtator, thotë Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është kthyer të flas për regjistrimin e popullatës dhe banesave në vend, duke thënë se i njejti duhet të mbahet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Është shumë e rëndësishme të bëhet një regjistrim në shtator, tha lideri i LSDM Zoran Zaev në forumin “Më e mira për komunën tonë” në Dibër.

“Ai është një regjistrim i qytetarëve dhe nuk më intereson se sa maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, romë, është populli im, qytetarë të barabartë për të gjithë”, u shpreh Zaev.

Kryeministri theksoi se qeveria ka hapur një plan të ndërhyrjes për investime, i cili është i dimensionuar në të gjithë vendin. Në këtë drejtim ai theksoi se pret edhe ndihmat e BE-së.

Zaev gjithashtu ka folur edhe për marrëdhëniet me Bullgarinë duke thënë se ata duhet të jenë të qetë se vendi nuk ka pretendime ndaj Bullgarisë si vend fqinj. /Telegrafi/

Të fundit