02/05/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Regjistrohen 14 viktima dhe 46 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.073 teste të kryera janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 19 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 147 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.117 raste, prej të cilëve 147.190 janë shëruar, kurse 5.356 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.571 raste aktive me virusin korona.

Të fundit