19/07/2024
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reis Fetai: Fitër Bajrami është ngadhënimi i së mirës ndaj së keqes

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në porosinë e tij për mbarimin e Muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit ka theksuar se në këto ditë festive kudo shtrihet dora e mëshirës,

“Por, në këto ditë të hareshme, shkolla e Ramazanit na mësoi që të mos harrojmë njerëzit tanë që janë në nevojë: skamnorë, të varfër, jetimë, por edhe institucionet tona islame. Prandaj, në fund të Ramazanit na është bërë obligim dhënia e Sadekatul Fitrit, siç na ka treguar i Dërguari i Zotit se me dhënien e Sadekatul Fitrit ne pastrojmë agjërimin tonë nga fjalët e tepërta. Me një fjalë, Festa e Fitër Bajramit është ngadhënjim i së mirës ndaj së keqes, i shpirtërores ndaj epshores, i moralit ndaj amoralit, i durimit ndaj mosdurimit, i hyjnores ndaj satanikes. E gjithë kjo na bën të jemi njerëz të aksioneve, njerëz që thirrim në kultivimin e veprave të mira dhe njerëz që pengojmë veprimet e këqija”, thotë Fetai.

Të fundit