24/07/2024
27.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Skandali me “TikTokun” në spitalin e Tetovës: Oda e Mjekëve kërkon t’i merret licenca anesteziologut

Kryetarja e Odës së Mjekëve, Kalina Grivçeva-Stardelova, tha se organet e Odës së Mjekëve kanë nisur procedurë kundër anesteziologut nga Tetova, i cili ishte “TikToker”. Komisioni i Etikës ka konstatuar se Valon Dervishi ka shkelur disa norma etike.

Vendimi përfundimtar pritet javën e ardhshme. Dënimi maksimal që ai mund të marrë është heqja e licencës për një periudhë maksimale prej shtatë vjetësh.

“Temë është incidenti në Spitalin klinik në Tetovë, ku një mjek në këtë institucion shëndetësor, fatkeqësisht, ka shfrytëzuar pozitën e tij dhe ka shkelur të drejtat e pacientëve, duke e dëmtuar reputacionin e profesionit tonë.

U zhvillua një mbledhje e jashtëzakonshme dhe pas një diskutimi të hollësishëm, komisioni vendosi të çojë çështjen në gjykatën e nderit. Kallzimi ndaj Valon Dervishit është pranuar, me propozim për heqjen e përkohshme të licencës së punës”, tha Grivçeva-Stardelova.

Ajo theksoi se mjekët duhet ta kryejnë profesionin e tyre me përgjegjësi.

Paraprakisht gjykata e ka dënuar me tetë ditë paraburgim anesteziologun e spitalit të Tetovës, i cili i ka filmuar në fshehtësi pacientët dhe i ka publikuar në rrjetin social “Tik-Tok”. Prokuroria e Tetovës ka nisur hetime kundër anesteziologut tetovar, i cili regjistroi pacientët në spitalin e Tetovës në repartin e gjinekologjisë.

Të fundit