09/09/2024
21.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reisul Ulema inauguroi xhaminë e re në Graz të Austrisë

Më datë 21.10.2023 (e shtunë) Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në një ambient impozant dhe mirë të organizuar bëri inaugurimin e Xhamisë “Ymer Prizreni” në Graz të Austrisë. Në këtë solemnitet morrën pjesë përfaqësues nga të gjitha trojet ballkanike edhe ate nga R. e Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Kryetari i BI në Austri Z. Ymit Vurall, Kryetari i ALKIG-ut Z. Vahidin Beluli, Kryetari i KMSH Z. Bujar Spahiu, Kryetar i BI në Sërbi Dr. Mevludin Dudiq, Kryetari i këshillit të BI në Preshevë Z. Ibrahim Ahmedi dhe shumë ulema të mirënjohur nga vende të ndyshme.

Të udhëhequr nga kryetari i xhamisë z. Zemri Salija dhe imami i Xhamisë H. Dalip Aliu si dhe antarët e kryesisë, aktivistë të kahmotshëm, rinia e kësaj xhamie vërtetë bënë një pritje madhështore.
Solemnitetin e hapi kryetari i xhamisë z. Zemri Salija, i cili foli për historikun e jetës fetare në veçanti në ndërtimin e xhamisë së re.

Reisul Ulema në fjalën e tij të rastit uroj pëzemërsisht hapjen e xhamisë dhe jubileun e 20 vjetorit të themelimit të xhamisë së parë në Graz dhe dha porosi rreth angazhimeve dhe mençurisë për të prezentuar islamin në Europë, në veçanti shprehi respektin ndaj shtetit austriak për pozicionimin më të mirë që historikisht i ka dhënë Islamit, në veçanti realizimin e jetës fetare islame në proçesin edukativo arsimor në shkollat e saja.
Fjalë përshëndetëse mbajtën Z. Ymit Vural, Z. Vahidin Beluli, Dr. Mevludin Dudiq, Ibrahim Ahmeti, Dr. Selver Xhemaili, Imami Dalip Aliu të cilët lartë vlerësuan punën e madhe që kanë bërë muslimanët e vendeve tona në Austri.

Në këtë tubim pjesëmarrës nga BFI e RMV me ftesê të veçantë morrën pjesë: Myftitë H. Sabahudin ef. Zendeli, Mr. Nasir ef. Rexhepi, drejtorët h. Ismet ef. Ademi dhe Mr. Fehmi ef. Ebibi.

Faleminderit të gjithëve kryetarit z. Zemrir Salija, imamit h. Dalip Aliut z. Sabahadin Shabanit, Shaban Mehmedit, Hajredin Baka, Nakil dhe Munever Musliu, Hadis Nuredini, Ismail Ibrahimi, dhe shumë të tjerë nga antarët e xhamisë, në veçanti rinia e mrekullueshme e këtij xhemati.

Lusim Allahun Fuqiplotë të gjithë ata që kontribuan t’i shpërblejë me shpërblimet e pakufishme.

Të fundit