05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rëniet në rezultatet e Maqedonisë së Veriut në PISA 2022

Në një përpjekje për të analizuar rezultatet e Programit Ndërkombëtar të Vlerësimit të Studentëve (PISA) 2022, Maqedonia e Veriut shënon një rënje të dukshme në të gjitha tre lëndët kryesore: matematikë, lexim dhe shkencë.

Sipas të dhënave, në matematikë Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rezultat prej 60 pikëve, duke shënuar një rënie prej -6 pikëve krahasuar me vitin 2018. Në lexim, vendi ndodhet në pozitën e 70 me një rënie prej 34 pikëve, ndërsa në shkencë zë vendin e 67 me një rënie prej -33 pikëve.

Ndryshe nga vendet Kosova e cila shënon një pozicion të ngjashëm, duke zënë vendin e 78-të, me një rënie prej 11 pikë nga viti 2018. Për lëndët specifike, ajo renditet në vendin e 76-të për lexim, 77-të për shkencë dhe 74-të për matematikë.

Dhe nga ana tjetër, Shqipëria ndodhet në një pozicion relativisht më të mirë, zënë vendin e 66-të për matematikë. Për lexim dhe shkencë, vendi ndodhet në të njëjtën pozicion, të rangut 71.

Të dhënat theksojnë një hendek të thelluar midis performancës së vendeve me rezultate më të larta dhe më të ulëta, duke sjellë një sfidë të madhe për Maqedoninë e Veriut për të përmirësuar cilësinë e arsimit. Në përgjithësi, hendeku midis përqindjes së 90-të dhe 10-të të performancës së matematikës është më shumë se 135 pikë në të gjitha vendet dhe ekonomitë, duke rritur nevojën për veprime të menjëhershme në sektorin arsimor.

Të fundit