29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reshjet e borës u afrohen qyteteve – kompetentët bëhen gati

Bora e shumëpritur po u afrohet qyteteve. Pjesët më të larta të vendit janë mbulur me shtresë të hollë dëbore, sic njofton KlanM, si pasojë e ftohjes së motit nën ndikimin e ciklonit të mesdheut që rezultojë me reshje të shiut por edhe borës në viset malore.

Derisa nëpër disa qytete ende nuk është formuar shtresë dëbore, vendet turistike dimërore tashmë po shijojnë idilën dimërore. Në Kodrën e Diellit, sic njofton KlanM, shtresa e dëborës mbërrinë deri në 90 centimetra, duke ndikuar dukshëm në sezonin e skijimit.

Sipas metereologëve në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit janë krijuar shtresa të holla dëbore, kurse nëpër rrjetet sociale shpërndahen pamje të “përrallës dimërore”. Temperaturat minimale në disa vende kanë mbërritur në minus 10 gradë Celsius.

Ndërkohë, sic njofton KlanMështë bërë gati mekanizimi dimëror I NP për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale dhe magjistrale, sic thuhet, për shkak të kushteve të ardhshme dimërore nëpër rrugët e vendit.

Në 38 punktet e dimrit janë vënë në dispozicion 181 kamionë dhe 73 makina për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Për momentin kjo Ndërmarrje Publike ka në dispozicion 12.800 ton kripë dhe rreth 20.000 tonë rërë.

Të fundit