12/07/2024
24.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Reshjet e dendura e rritën nivelin e Vardarit në Jegunoc, në Shkup dhe në Veles

Reshjet e dendura të shiut kanë rritur nivelin e lumit Vardar në Jegunovc, te Ura Hekurudhore e Shkupit dhe në Veles në krahasim me mesataren e muajit maj, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria e Hidrometeorologjisë.

Rritje të nivelit të ujit janë matur edhe në Treska afër Makedonski Brodit, në Pçinjë në afërsi të banjës së Katlanovës, Bregalnicë afër Shtipit dhe në lumin Strumicë afër Sushevës.

Lumi Drini i Zi afër Lozhanit, Kriva Reka afër Kriva Pallankës dhe Bregalnica afër Berovës kanë nivel më të ulët se mesatarja e muajit maj.

Matjet e HMRC tregojnë se niveli i ujit në liqenin e Dojranit, liqenit të Prespës dhe liqenit të Ohrit është brenda mesatares për muajin maj.

Të fundit