27/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Revolucioni “Miss Shqipëria”/ 25 vite nga nisja e konkursit që theu tabutë. Bozo: Prezantojmë jo vetëm bukurinë e femrës, por dhe vendin

Në vitin 1998 “Miss Shqipëria” u prit jo vetëm me vëmendje të veçantë, por dhe me kritika nga ata që tabutë e regjimit dictatorial ishin vendosur fort. Sot në 25 vite aktivitet petrit bozo shprehet se u arrit të prezantohet në botë jo vetëm bukuria dhe inteligjenca e e gruas shqiptare, por edhe historia e arkeologjia e vendit tonë.

Bukuroshet e mis shqipëria në vite, personazhe të njohura të botës së artit kanë kaluar në tapetin e kuq në Tiranë për të rrëfyer 25 vitet e garës së bukurisë shqiptare.

Producenti dhe regjisori Petri Bozo thekson se eventi ndërthur bukurinë, inteligjencën, por edhe promovimin e trashëgimisë së vendit.

“Në 1998-ën kur u bë dhe spektakli i parë, pothuajse në fund të ’97-ës, pra ishte gjendje lufte. Vajzat shkelnin mbi gëzhoja dhe mbi shkatërrime për të ringritur këtë jetë që këtë bukuri e cila ka ardhur nga një rrjedhë shumë e fortë dhe të një binomi të jashtëzakonshëm: Monumenti dhe bukuria femërore shqiptare, e cila është po aq e bukur në historinë e vet dhe në gjithçka e miksuar me bukurinë e femrës”, shprehet Petri Bozo.

Revolucioni “Miss Shqipëria”/ 25 vite nga nisja e konkursit

Hygerta Sako është ndër miset e para që theu tabutë e asaj kohe, e për kamerën tregon kujtimet.

“Edhe pse kaluam një kohë me të vërtetë shumë të vështirë përsëri shpresa nuk vdes. Dhe ku ka më bukur se sa t’u japësh shpresë njerëzve nëpërmjet këtyre vajzave të bukura”, thotë Hygerta.

Bukuroshja që mban kurorën e vitit 2022 shpreh një mesazh të veçantë për të gjitha vajzat.

Revolucioni “Miss Shqipëria”/ 25 vite nga nisja e konkursit

“Është diçka me të vërtetë e bukur dhe e fuqishme që ndodh vetëm përpara kamerave dhe botës duke treguar versionin tuaj më të mirë. Kështu që provojeni dhe mos e humbisni”, thotë ajo.

“Miss Shqipëria” startoi në vitin 1998, kur një pjesë e shoqërisë mbarte rregullat dhe mbylljen në diktaturë.

Revolucioni “Miss Shqipëria”/ 25 vite nga nisja e konkursit

Madje duke ardhur edhe pas periudhës së vështirë të 1997 duke shënuar një hap të madh dhe vlerësim për figurën e gruas.

Të fundit