Të tjera lajme

Rexhepi me akuza për kontratën e ndriçimit publik

Kandidati për kryetar komune në Tetovë nga rradhët e Aleancës Kombëtare për Integrim Bajram Rexhepi, ka akuzuar udhëheqësinë aktuale të Komunës së Tetovës për kontratën lidhur me ndriçimin publik në Tetovë e nënshkruar më 17 nëntor 2023. Rexhepi tha se sipas kontratës, operatori privat duhej që brenda 6 muajve nga data e nënshkrimit të zëvendësonte 8.720 llambat ekzistuese me llamba smart LED.
“Ky afat ka kaluarprejkohësh, porTetova sot ende nuk kanë ndriçim të modernizuar dhe qytetarët paguajnë fatura më të shtrenjta për ndriçim publik. Çfarëndodhndërkohë me paratë e qytetarëve.Nga 10 milionë denarë në muaj që mblidhen nga taksa për ndriçim publik, 85 përqid shkon në xhepat e operatorit privat, ndërsa vetëm 15 përqind mbeten për Komunën.Kjo do tëthotënga 120 milionë denarë ose 2milionë euro në në vit,afër 1.65 milionë euro përfiton kompania private, kurse vetëm 350 mijë euro mbeten për Komunën e Tetovës. Rrjedhimisht nga kjomun do të përfundojmë se përperiudhën 15-vjeçare, kjo kompani do të inkasojëafër 25 milionë euro ngaparatë e qytetarëvetëTetovës, ndërkohëqë investimifillestarështëvetëm4,4milionë euro.Një plan I pastër për pasurim mbi kurrizin e qytetarëve.
Ai më tej tha se Ndriçimi publik i Tetovës kthehet në mall tregu mes operatorëve privatë.
“Rreziku i rritjes së çmimit të energjisë – faturën shtesë e paguajnë qytetarët, ndërsa fitimi i mbetet kompanisë. Monopol 15-vjeçar i garantuar – i bllokon qytetarët te një operator i vetëm, duke mbyllur rrugën për teknologji më të reja. Pasuria publike në rrezik – pajisjet kalojnë në pronësi të komunës vetëm pas 15 vitesh, ndërkohë që rrjeti i ndriçimit kontrollohet nga një kompani private. Ndriçimi publik i Tetovës kthehet në mall tregu mes operatorëve privatë. Kjo është e papranueshme”, tha Rexhepi.
Rexhepi premtoi se këtë kontratë do ta shfuqizojë menjëherë.

Të fundit