27/04/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rikthehen bisedimet për prokurorinë publike | VIDEO

Javën e ardhshme rikthehen bisedimet mes pushtetit dhe opozitës për propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Nga shqyrtimi i parë që opozita i ka dhënë tekstit të propozuar nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska rezulton që dallimet akoma janë të thella. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski thotë se për subjektin të cilit i takon ai, kalimi i ish prokurorëve specialë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion është i papranueshëm.

Ky propozim-Ligj për Prokurorinë Publike është i katërti me radhë, me tekst të ndryshëm në përmbajtje për katër herë. Ky tekst është i ndryshëm edhe nga ai i cili është në procedurë parlamentare. Kjo është edhe një tentativë ligjore që ekipi i PSP-së pas së cilit qëndrojnë shumë kundërthënie, të jetë në domen të ekipit të Villma Ruskoskas e cila tashmë ka zëvendësuar Katica Janevën”-pohoi Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së, përcjellë Televizioni Koha.

Opozita nuk beson se deri më 12 shkurt mund të arrihet kompromis. Kërkon që Kuvendi dhe shumica parlamentare t’i kushtojë rëndësi këtij propozim-ligji.

Të jemi realist dhe ta pranojmë të vërtetët: deri më 12 prill nuk kemi kohë të mjaftueshme. Shanset e vetme janë nëse këtij ligji shumica parlamentare i kushton rëndësi. Deklaratën e komisionerit evropian për zgjerim e interpretojmë si deklaratë e cila e përgënjeshtron ministren e Drejtësisë, Deskoska se miratimi i këtij ligji nuk është i domosdoshëm”-theksoi Antonio Milloshoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së, përcjellë Televizioni Koha.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është optimist se ligji mund të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit më 12 shkurt. Deklaratën e komisionerit evropian për zgjerim Oliver Varhejli, Zaev e vlerëson si argument shtesë për nevojën e miratimit të ligjit edhe pse siç shton ish kryeministri, nuk është kusht për marrjen e datës për negociata me BE-në. Zaev shton se ligji është më i rëndësishëm për qytetarët dhe organet e ndjekjes penale. /Tv Koha/

 

 

Të fundit