Pas një ndërprerjeje disa javore për shkak të mungesës së borës, në Kodrën e Diellit ka rinisur sezoni i skive. Mungesa e parkimeve vazhdoj të jetë problem, pasi shkaktojnë edhe kolona kilometrike, por kjo nuk i ndalon qytetarët dhe skiatorët të shkojnë për të shijuar bukuritë e Sharrit në dimër. Drejtori i qendrës së skive, Adem Avziu, tregoi se sot kanë funksionuar të gjitha pistat për ski, përveç Ceripashinës, e cila mund të hapet ditëve në vijim.