17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, Komisioni vendosi të mos ketë masa të reja restriktive

Komisioni për Sëmundje Infektive, pas shqyrtimit të gjendjes momentale epidemiologjike në mbledhjen e sotme, vendosi të mos ketë vendosje të masave shtesë restriktive si mbrojtje nga korona virusi në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Sot pas prezantimit të situatës epidemiologjike nga ana e kryetarit të komisionit, Zharko Karagjovski, nuk është diskutuar për masa të reja dhe është konstatuar se fokusi kryesor shtetëror duhet të vendoset në imunizimin e popullsisë.

Do të thotë, edhe më tej lejohen dasma në ambiente të hapura dhe të mbyllura, ndërsa maska mbrojtëse mbahet vetëm në ambiente të mbyllura. Nuk do të kërkohet test PCR për të gjithë që hyjnë në shtet nga shtetet me rrezik të lartë, ku lloji delta i virusit përhapet shpejtë.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut dje raportoi 21 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 3.358 të testuar, 2 pacientë të shëruar, ndërkaq nuk u raportua asnjë viktimë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 155.922, i të shëruarve 150.170, i të vdekurve 5.487, ndërkaq për momentin janë 265 raste aktive.

Të fundit