02/05/2024
10.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV në fazë portokalli: gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të liruar nga puna

Nga sot vendi kalon në fazën portokalli dhe temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë. Sipas parashikimit të meteorologëve, moti në Shkup do të jetë me diell me temperaturë maksimale 38 gradë, transmeton Portalb.mk.

Për këtë arsye, në seancën e djeshme Qeveria miratoi rekomandimet për lirimin nga puna të shtatzënave dhe të sëmurëve kronikë.

Qeveria kërkoi gjithashtu nga punëdhënësit që të respektojnë detyrimet ligjore në drejtim të disa proceseve teknologjike dhe prodhuese që paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve. Në të njëjtën kohë, Ministria e punës dhe politikës sociale bëri thirrje për shtimin e kontrolleve nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Janë dhënë edhe rekomandime për punën e kopshteve. Ato i referohen aktivitetit fizik të fëmijëve dhe rekomandohet që të mos dalin jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit, nga ana tjetër, njoftuan se 30 vullnetarë të trajnuar do të patrullojnë në lokacionet më të frekuentuara në qytet. Ata do të shpërndajnë shishe me ujë dhe nëse është e nevojshme do të masin presionin e gjakut të gjithë atyre që ankohen për probleme shëndetësore.

Moti i nxehtë do të vazhdojë deri në fund të javës, ndërsa sipas DPH-së, të dielën kah fundi i ditës do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave.

Të fundit