17/06/2024
20.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, në korrik pati 952 persona me sëmundje akute infektive dhe dy raste të helmimit nga ushqimi

Muajin e kaluar në Maqedonin; e Veriut janë raportuar gjithsej 952 të sëmurë nga sëmundjet akute infektive, që në krahasim me korrikun 2022 ka rritje prej 57,1 përqind, thuhet në raportin mujor për lëvizjen e sëmundjeve akute infektive në vend, të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk.

Gjatë muajit korrik në ISHP kanë mbërritur dy raporte për epidemi të sëmundjes infektive dhe dy me diagnozë të helmimit nga ushqimi (intoxicatio alimentaris), njëra në restorant n; Shkup dhe tjetra në resortin për fëmijë në Ohër.

“Epidemia e parë është raportuar më 5 korrik, te pacientët që kanë konsumuar ushqim në një restorant në Shkup. Janë regjistruar gjithsej nëntë të sëmurë nga mosha 20 deri në 49 vjeç, pesë prej të cilëve janë shtruar në spital. Në bashkëpunim me Agjencinë për Ushqim dhe Mjekësi Veterinare (AHV) dhe Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor (DSZI) është kryer anketë epidemiologjike. Janë marrë mostra nga ushqimi, strisone nga punonjësit dhe nga sipërfaqet e punës dhe mjetet ndihmëse. Në tre mostra (dy nga ushqimi dhe një nga duart), u vërtetua prania e bakterit Staphylococcus aureus. Lokali është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Epidemia e dytë, nga ana tjetër, u raportua më 18 korrik te fëmijët që qëndronin në një resort për fëmijë në Ohër. Janë regjistruar gjithsej pesë fëmijë të prekur nga mosha pesë deri në nëntë vjeç.

Në lidhje me sëmundjet infektive, enterokoliti ishte sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar muajin e kaluar, me gjithsej 430 persona të regjistruar. Në vend të dytë për nga numri i rasteve të raportuara në muajin korrik është lija e dhenve, me 389 raste. Në numrin total të të sëmurëve në muaj, ata marrin pjesë me 40,9 përqind, ndërsa në grupin e dhjetë sëmundjeve infektive më të shpeshta për këtë muaj, marrin pjesë me 41,6 përqind.

Sa i përket ndarjes sipas grupeve të sëmundjeve infektive akute në muajin korrik, numri më i madh i përket sëmundjeve të zorrëve (51.5 përqind). Në muajin korrik janë raportuar 416 raste (43,7 përqind e numrit të përgjithshëm të raportimeve).

Në grupin e sëmundjeve të tjera infektive akute, në muajin korrik janë regjistruar 34 raste, nga të cilat 19 raste zgjebe, 10 raste të meningjit viral, nga një rast me meningjit bakterial, encefalit viral (WNV), toksoplazmozë, ethe hemorragjike me sindromë renale dhe ethet hemorragjike Kongo – Krimeane.

Të fundit