24/05/2024
19.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, nga 1 janari rrymë më e lirë për amvisritë në bllokun e parë dhe të dytë, si dhe për konsumatorët e vegjël

Për 20,15 % ulet çmimi i energjisë elektrike për më shumë se 70 mijë kompani të vogla në tregun e rregulluar, ndërsa çmimi për amvisëritë në bllokun e parë ulet për 4,11 %, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE), transmeton Portalb.mk.

„Çmimi i energjisë elektrike për më shumë se 70 mijë kompani, që janë në tregun e rregulluar, nga data 1 janar do të ulet për 20,15 %. Amvisëritë, të cilat racionalisht e përdorin eneregjinë elektrike, do të kenë ulje prej 4,11 % në bllokun e parë, ndërsa në bllokun e dytë, ulja do të jetë 2,95%, në bllokun e tretë do të ketë korrigjim prej 0,85 % dhe blloku i katërt, për ata që shpenzojnë më së shumti do të ketë korrigjim prej 7,65 %”, deklaroi Marko Bislimoski.

Sipas tij, kishte tri postulate kyçe, në bazë të të cilave u sollë vendimi – të mundësohet furnizim i sigurtë dhe stabil me energji elektrike, të mbrohet standardi jetësor i qytetarëve dhe në mënyrë plotësuese të stimulohen konsumatorët që të vazhdojnë ta harxhojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale.

“Qytetarët dhe ekonomia treguan solidaritet dhe përgjegjësi në kohën e krizës energjetike dhe ky vendim është sjellur si rezultat i kontributit të tyre në respektimin e rekomandimeve për kursim. ESM tregoi prodhim të rritur dhe përveç faktit që plotësisht i mundëson sasitë për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, njëkohësisht mundëson edhe rrymë më të lirë për shkollat, pëe industrinë ushqimore dhe atë të mishit, për NPK-të. Si përfundim: nuk do të ketë kufizime, rrymë ka, çmimi për 70 mijë kompani të vogla është ulur për 20,15%, ndërsa për amvisëritë ulja është 4,11 %,” deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

BLLOK TARIFAT (kW/h)

Blloku i parë 0- 210 -4,11%
Blloku i dytë 210- 630 -2,95%
Blloku i tretë 630- 1050 0,85%
Blloku i katërt 1050 > 7,65%
Kërkesa për çmim të ri të energjisë elektrike në tregun e rregulluar pas 1 janarit, në KRRE-së i kishin dorëzuar tri kompanitë energjetike SH.A. MEPSO për transmetimin e energjisë elektrike, “EVN Elektrodistrubucia” për distribuim dhe “EVN Home” për kryerjen e veprimtarisë furnizim univerzal me energji elektrike për konsumatorët e vegjël dhe amvisëritë.

Kujtojmë se në gusht të këtij viti Qeveria e Maqedonisë solli rekomandime dhe detyrime për kursimin e energjisë elektrike. Ndër të tjera në këto rekomandime hynte edhe që Komunat dhe Qyteti i Shkupit të bëjnë orar, në atë mënyrë që në gjysmën e rrugëve dhe bulevardeve të fiket ndriçimi publik.

U rekomandua që NP Rrugët të fillojë menjëherë me reduktimin e ndriçimit të instaluar në rrugët shtetërore në sasinë minimale të sigurt të ndriçimit të rrugëve, shesheve dhe objekteve të tjera në vend që i përfshijnë rrugët shtetërore.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i SH.A. ESM Vasko Kovaçevski më 16 gusht të këtij viti shpalosën rekomandimet dhe masat për kursimin e energjisë nga amvisëritë dhe kompanitë, si dhe detyrat për kursimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes që u miratuan në seancë qeveritare. Që atëherë nga Qeveria bënë me dije se këtë vit do të kalojmë një nga dimrat më të vështirë në aspektin energjetik.

Të fundit