12/04/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, po përgatitet Ligji i ri për tekste shkollore, MASh fton qytetarët të përfshihen në proces

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njofton se së bashku me Shërbimin Pedagogjik inicojnë proces për përpilimin e ligjit të ri për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm. Kjo sipas tyre bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së përmbajtjes së teksteve shkollore si dhe përmirësimit të procesit të blerjes dhe miratimit të teksteve në arsimin fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk.

“Duke respektuar parimet e transparencës dhe krijimit inkluziv të politikave dhe zgjidhjeve ligjore, MASH dhe Shërbimi Pedagogjik ftojnë të gjithë të interesuarit të shqyrtojnë zgjidhjen ligjore ekzistuese të publikuar në linkun në vazhdim, i cili është bazë për hartimin e një ligji të ri dhe të japin sugjerime dhe propozime në adresën elektronike [email protected], më së voni deri më datë 28.02.2023”, informojnë nga MASh.

Nga atje shtuan se çdo propozim konstruktiv do të jetë lëndë diskutimi nga një grup i veçantë pune i formuar për këtë qëllim, pas së cilës, pasi të jetë krijuar draft versioni i zgjidhjes së re ligjore, do t’i përcillet Qeverisë dhe më pas Kuvendit për debat përfundimtar dhe miratim përfundimtar.

Përndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 25 janar do të pranojë aplikime në Thirrjen për shprehjen e interesit për pjesëmarrje në komisionin për dhënien e mendimit për propozimet e dorëzuara për ndryshime në tekstin shkollor për historinë e klasë së pestë, në të cilin thuhet se vendi ynë kufizohet me Shqipërinë në lindje dhe me Bullgarinë në perëndim. Përveç kësaj, libri thotë thotë se mali Everest është pika më e lartë në tokë në një lartësi të pabesueshme 29,035 metra mbi nivelin e detit, dhe pika më e ulët është Deti i Vdekur i cili është “më shumë se 1,400 metra nën nivelin e detit”. Përveç kësaj, ka shumë gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore, një shembull i të cilave është fjalia “Australia është kontinenti më i vogël dhe është i vetmi në botë që përbëhet nga vetëm një vend”.

Të fundit