19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, së shpejti do të publikohen konkurset e bursave për nxënësit dhe studentët, nuk do të shkurtohet shuma

Deri në fund të muajit pritet të publikohet konkursi për ndarjen e bursave për nxënës, ndërsa më pas edhe konkursi për ndarjen e bursave për studentë, tha për Meta.mk ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, transmeton Portalb.mk.

Në lidhje me spekulimet për uljen e bursave për studentë, Shaqiri tha se nuk do të shkurtohen shumat, as kuotat, por shtoi se, do të ndryshohen kriteret që mbështetja të arrijë tek ata sutdentë që kanë më së shumti nevojë.

“Do të ketë ndryshime në kriteret që të ketë ndarje më të drejtë, përkatësisht mbështetja të arrijë tek ata të cilët kanë më së shumti nevojë. Por, duhet të dihet se nuk do të ketë asnjë shkurtim, as të kuotës, as të shumës. Gjithë ajo që edhe deri më tani u ka takuar nxënësve dhe studentëve, do të vazhdojë të ndahet dhe të jetë e disponoueshme edhe më tej”, tha Shaqiri.

Në seancën e fundit, Qeveria miratoi vendim për atë se sa nxënësve do t’u jepet bursë dhe sa do të jetë vlera e bursave për nxënësit e shkollave të mesme. Me këtë, janë paraparë bursa prej 3500 denarë në muaj për nxënësit e talentuar – sportistë, nxënës të talentuar nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike, arteve, nxënësit me nevoja të veçanta, fëmijët pa prindë dhe për disa kategori të tjera. Për nxënësit romë, janë paraparë bursa në vlerë prej 800 deri në 2200 denarë në muaj, varësisht suksesit të arritur mesatar.

Për bursat e studentëve nuk ka ende vendim, por Ministria e Arsimit paralajmëroi se, përkrah kategorive të deritanishme, nga ky vit do të vendosen bursa të reja për përkthim dhe interpetim dhe për studime nga fusha e artit.

Vitin e kaluar akademik. MASH e rriti shumën e bursave në 6,050 denarë. Shuma më e lartë vlente vetëm për ata studentë që kanë aplikuar në konkursin e vitit të kaluar, ndërsa për bursat më të ulëta që i merrnin studentët që kishin realizuar të drejtën në ndonjerin nga konkurset e mëparshme, Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi i rekomandoi MASH-it t’i barazojë me shumën më të lartë.

Nga MASH së fundim informuan se, i kanë dhënë propozim Qeverisë rreth mënyrës në të ciën do të realizohej barazimi dhe se pritet vendimi për konfirmim.’

Të fundit