24/07/2024
20 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, vitin e kaluar vdiqën 20.187 persona, shumica e vdekjeve ndodhën në janar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, numri i personave të vdekur në vitin 2023 është zvogëluar për 10.1 %, dhe krahasuar me vitin paraprak është 20.187 persona të vdekur. Nga numri i përgjithshëm të personave të vdekur, numri më i madh i tyre janë të gjinisë mashkullore, edhe atë 10 640 ose 52.7 %, transmeton Portalb.mk.

“Numri i foshnjave të vdekura është 30, ndërsa pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.1 % në 100 persona të vdekur.  Sipas muajit se kur ka ndodh vdekja, numër më të madh të rasteve janë regjistruar në muajin janar (1976)”, njofton Enti i Statistikave.

Mosha mesatare te personat e vdekur meshkuj është 72.1 vjeç, respektivisht 76.5 vjeç te personat e gjinisë femërore, ose për 4.4 vjeç më shumë se femrat.

“Pjesëmarrja më e madhe e personave që kanë vdekur nga sëmundjet e sistemi cirkular, sipas MKB-10 shifra (100-199) edhe atë në 43.8 % të rasteve nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, pastaj rastet ku shkak i vdekjeve paraqiten neoplazmat (shifra C00- D48) me 18.6 %, sëmundjet nutritive dhe të metabolizmit (shifra E00-E90), me 7.2 %, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (shifra J00-J99) janë të përfaqësuara me 4.7 % dhe pjesa tjetër vijon, por me përfaqësim më të ulët”, njoftojnë nga Enti i Statistikave.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 3632 lindje dhe 5199 vdekje, duke regjistruar shtim negative të popullsisë.

Të fundit