Me ndeshjet e javës së 22-të që u zhvillua dje, u kompletua edhe rrethi i dytë i kampionatit 2024/2025 në Ligën e parë të futbollit vendor ku ekipi i Shkëndijës renditet e para me 46 pikë e ndjekur nga Sileksi me 44 dhe Gostivari me 43 pikë. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 22-të është publikuar edhe orari i rrethit të tretë i kampionatit, ku dy skuadrat e para Shkëndija do të takohet me Pelisterin, ndërsa Sileksi me Vardarin. Trajneri i Shkëndijës Jeton Beqiri pas disfatës në Strugë thotë ekipi kishte një preformacë të dobët dhe përgjegjësinë e merë vet ai dhe duhet kthyer atmosferën për ndeshjen e parë të rrethit të tretë
“Është një ndeshje që duhet harruar sa më shpejtë. Duhet të bëhet një analizë e kësaj ndeshje dhe kur ekipi performon si sot, unë si trajner duhet të marr përgjegjësinë. Pavarësisht shumë faktorëve që janë në fushë, unë natyrisht se në këtë situatë jam fajtori më i madh. Tani ne duhet të përkrahim futbollistët, të bisedojmë me ta, të kthejmë atmosferën deri të dielën dhe të futemi me 100% për të fituar ndeshjen e radhës’’ deklaroi Jeton Beqir trajner i KF Shkëndija
Për derisa orari i rrethit të tretë është në favor sidomos të ekipeve tël para nga ana tjetër është i disfavorshëm për ekipet që luftojnë mbijetesë edhe pse deri në fund ka edhe 11 ndeshje për tu zhvilluar. Kështu në javë e parë të rrethit të tretë të kampionatit takohen: Shkëndija – Pelisteri, Sileksi – Vardari, Gostivari – AP Brera, Rabotniçki – Tikveshi, Struga Trim Lum – Voska Sport dhe Shkupi – Besa
Shaban Sinani – TV Koha







